Deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata i ka bërë thirrje matjanëve të propozojnë emrat për kandidat për kryetar bashkie.
“Sot, në orën 16:00, në selinë e Partisë Demokratike Mat, (kati i dytë, tek Sigurimet),ftojmë të gjithë opozitarët, demokratët, socialistët e pakënaqur nga rilindja dhe çdo qytetar që nuk i bindet këtij regjimi, të bëhen pjesë e propozimeve për kandidaturat për Kryetar Bashkie. Kandidati duhet të vijë nga qytetarët dhe të përfaqësojë zërin e tyre.Bashkohuni!” – thuhet në njoftim.