Ilir Alimehmeti kërkon të marr mandatin e deputetit dhe çon në gjykatë edhe…

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së.

Alimehmeti, i cili ishte kandidat nga lista e hapur në koalicionin PD-ASHM, kërkon të ndryshohet vendimi i KAS që nuk e ka pranuar për shqyrtim ankesën e tij të mëparshme.

Më tej kërkon ndryshimin e vendimit të KQZ-së që ka miratuar rezultatin përfundimtar të votimit në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe sakaq të bëhet rinumërim ose rivlerësim i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë.

Nëse këto nuk pranohen, të kërkohet nga Gjykata Kushtetuese të kontrollojë një nen të Kodit Zgjedhor, duke u bazuar në Kushtetutë.

Njoftimi:

Në datën 03.06.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Ankimit Nr.10 Regjistri Themeltar Dt.02.06.2025 Regjistrimi, me:

ANKUES: Ilir Alimehmeti, kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM). I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: – Ndryshimin e vendimit nr.83 datë 30.05.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve1 “Për Mospranim për Shqyrtim të Kërkesës Ankimore Nr.52, datë 29.05.20252, të depozituar nga Z.Ilir Alimehmeti, kandidat për Deputet i Subjektit Zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”;

– Ndryshimin e vendimit nr.1326 datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”3;

– Rinumërimin dhe/ose rivlerësimi i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë; – Ndryshimi i rezultatit të tabelave përmbledhëse pas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave;

– Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese të nenit 124, paragrafi 1, i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. BAZA

LIGJORE: Nenet 124, 152, 153 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Neni 145 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *