“Rama non grata në SHBA” Gazetari Shqiptaro – Amerikan jep lajmin se Rama do të…

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 12 deri më 17 qershor. Këtë e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në SHBA, Robert Papa, duke u bazuar në burimet e tij.

Duke folur në Euronews Albania, Papa ka deklaruar se e ka të sigurt udhëtimin e Ramës në SHBA. Ai ka shtuar se më 14 qershor, kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në dasmën e Aleks Sorosit. “Kjo është e sigurt. Rama vjen më 12 qershor dhe ikën më 17 qershor. Më 14 qershor martohet Aleks Soros. Burimet e mia i kam të sigurta që vjen – përveç nëse sëmuret, gjë që nuk ia urojmë. Më 14 qershor do të ketë një paradë në Uashington, dhe unë mendoja se do të ishte atje, por sipas informacioneve që kam, atë ditë martohet Aleks Soros, jo larg Nju Jorkut. Bëhet fjalë për një person që më parë ka qenë i martuar me burrë, tani martohet me grua,” – ka thënë gazetari Papa.

 

Papa ka theksuar se vizita e Ramës në SHBA vjen në një moment delikat, kur sipas tij, Departamenti i Shtetit amerikan ka një qëndrim të ftohtë ndaj tij. Ai ka shprehur dyshime se si do të zhvillohet kjo vizitë, duke qenë se nuk duket të jetë një vizitë zyrtare.

Vizita e Ramës vjen në një kohë kur Departamenti i Shtetit është i akullt ndaj tij, por ai mund të thotë që nuk do të shkojë në Departament, se është kryeministër. Me sa di unë, nuk është vizitë zyrtare, është vizitë private. Mund të takojë Kushnerin, mund ta takojë – e shpëton kjo, nuk e di. Unë kam qenë diplomat, mjafton të bësh një telefonatë në Departament, dikush duhet ta presë, nuk ka rëndësi se kush. Por unë mund të them që sa herë vinin Berisha apo Nano – edhe në OKB – takoheshin me Sekretarin e Shtetit. Do të doja që Rama të ishte serioz, të takonte administratën amerikane, të tregonte pozicionin shqiptar, të tregonte se ku qëndron kjo administratë në raport me ne. Nuk ka ndodhur kurrë që të tallet ambasada në këtë mënyrë – pa ambasador, me ato dy mesazhe, duke thënë “urojmë popullin shqiptar” sikur të jemi Nigeria, dhe një ripostim i ambasadës – janë të dyja mesazhe për të,” – ka përfunduar gazetari Robert Papa.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse kjo vizitë e kryeministrit Rama në SHBA do të konfirmohet nga burime zyrtare dhe cilat do të jenë detajet e axhendës së tij. Më herët, nga opozita është aluduar se Rama mund të ishte shpallur “non grata” nga dministrata e re amerikane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *