Trondit me deklaratë Tomorr Alizoti: Si do të reformohet PD-ja kur…

Alizoti tha se situata politike dhe shoqërore ësht e vështirë dhe duhet një reagim i gjithanshëm. Demokrati u shpreh se në Parlamentin shqiptar nuk bëhet asnjë diskutim serioz në të mirë të popullit dhe e quajti Parlamentin qesharak.

Më tej, Alizoti tha se kartelet e drogës janë shumë të përfshira dhe droga është bërë ekonomizimi i Shqipërisë. Sa i përket Partisë Demokratike dhe se çfarë do të ndryshojë ajo, Alizoti deklaroi se çfarëdo reformimi që të bëjë partia e tij, nuk ka shance ndaj karteleve të drogës.

“Jemi në një situatë të vshtirë shoqërore dhe politike. Reagimi duhet të jetë i gjithanshmëm, jo vetëm i opozitës. Në këtë vend nuk ka asnjë disukutim serioz. Në Parlament rrallë ka diskutime serioze për mbrojtjen e popullit shqiptar.

 

Burrat e shtetit diskutojnë vizione në Parlament, nuk bëjnë shaka kush është më i bukur e më i shëmtuar. Parlamenti do të jetë qesharak, i tmerrshëm.

Situata është shumë serioze. Për herë të parë kartelet e drogës janë të përfshirë në mënyrë të fuqishme. Droga është bërë ekonomizimi i Shqipërisë. Kartelet e Shqipërisë kanë filluar të imitojnë Eskobarin, duke i dhënë popullit pensione. Kjo shoqëri po shkon drejt degradimit. Sido që të reformohet PD-ja ndaj karteleve të drogës nuk ka shance”, tha Alizoti.

admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *