Deputeti demokrat Dashnor Sula teksa komentonte vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, zbuloi se drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i është kërcënuar familja.
Sula po ashtu zbuloi se një tjetër prokurori të SPAK i janë kërcënuar fëmijët që jetojnë në Gjermani nga krimi i organizuar.
Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në mënyre të drejtpërdrejte duke kërcënuar kreun e SPAK-ut, apo prokurorë të tjerë të SPAK-ut.
Në Gjermani ia kanë kërcënuar dhe kjo është punë shumë e vështirë. Po është shumë e lehtë të dalësh nëpër media ta shash SPAK-un, prokurorin, gjyqtarin që kërcënohet nga krimineli që ka miliona euro pasuri”, zbuloi Sula në, në A2 CNN.
Sula po ashtu e cilësoi Dumanin një njeri të ndershëm. Ai tha më tej se në trupën e SPAK një pjesë e mirë e prokurorëve janë figura me integritet, që e kryejnë me devotshmëri e përkushtim detyrën.
“Në këtë shtet SPAK-u ka integritet më të lartë, më të fortë se sa institucionet e tjera në Shqipëri. Është e tmerrshme kur opozita që duhet të ishte në krah të SPAK-ut, e quan atë organizatë kriminale. Po ju them nga përvoja personale, një pjesë të mirë që i njoh aty ke të bësh me burra me integritet, që janë të pa korruptuar, prokurorë, 1000 përqind.
Dhe Altin Dumani po ta garantoj është njeri jashtëzakonisht i ndershëm dhe bravo i qoftë që nuk reagon se e kemi sulmuar me të gjitha format, nënë brez edhe nga mazhoranca dhe haptazi nga opozita. Dhe ai përsëri shikon të kryejë detyrën dhe nuk merret me to”, nënvizoi Sula.
