Pas largimit të Gazment Bardhit nga grupimi i Lulzim Bashës ka nisur konflikti i hapur me deputeten Flutura Açka.
Kjo e fundit, pas përfundimit të mandatit, ka sulmuar ashpër Bardhin duke e quajtur “të pabesë, fashist mikrofonash dhe piroman karrigesh”.
Gazment Bardhi nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt Açkës, por ka përdorur Marash Logun si “mashë politike”. Logu, i shpërblyer nga Bardhi me postin e këshilltarit të grupit parlamentar të PD-së.
Logu ka sulmuar fort Açkën në rrjetet sociale, edhe pse ajo vijon të jetë pjesë e grupit të PDsë dhe Logu duhet të jetë këshilltar dhe i saj.
Deri dje, Bardhi, Açka dhe Logu ishin në një kamp të përbashkët kundër Berishës dhe betoheshin për besnikëri ndaj Lulzim Bashës. Por interesat politike kanë ndryshuar.
Gaz Bardhi siguroi një mandat deputeti, ndërsa Flutura Açka mbeti jashtë. Nga ana tjetër, Marash Logu pritet të përfitojë sërish rrogën si këshilltar falë besnikërisë ndaj Bardhit.
Në përfundim Gazi u shpërblye me post deputeti, Marashi do marr sërish rrogën se i ka premtuar Gazi ndërsa Açka ka sulmuar 2 ish miqt pasi janë errësuar sytë se nuk bëri dredhi si Gazi dhe të mbante sërish mandatin.
