Ish deputeti dhe drejtuesi i PDsë paralajmëron largime të bujshme nga drejtimi i PDsë duke filluar nga…

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka komentuar sot rezultatin e dobët të Partisë Demokratike (PD) në zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar ndryshime rrënjësore në strukturat drejtuese të kësaj partie, madje paralajmëroi dorëheqje të drejtuesve të lartë të partisë, por pa përmendur emra.

Në një prononcim televiziv, Maliqi u shpreh se PD ka nevojë urgjente për dorëheqje në nivele të larta dhe nëpër degët e saj si pasojë e performancës në zgjedhje. Ai sugjeroi gjithashtu emërime dhe komandime të reja për një periudhë të shkurtër me qëllim rishikimin e anëtarësisë dhe shtimin e anëtarëve të rinj, nga niveli qendror deri në bazë.

Megjithatë, Maliqi theksoi se për momentin e kundërshton largimin e Sali Berishës nga krye e PD-së. Ai kritikoi ashpër drejtuesit e tjerë të PD-së, të cilëve Berisha u ka besuar, duke thënë se ata nuk e kanë ndjekur dhe nuk e kanë shpërblyer besimin e tij me punë konkrete. Maliqi pretendoi se disa prej tyre ose nuk kanë qenë aktivë, ose kanë punuar duke shkaktuar përçarje, dhe se në parti ka munguar organizimi dhe përballja efektive politike.

 

admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *