Avokati Arlind Hoxha: Mosreagimi i KLPsë ndaj deklaratave të Kryeministrit tregon mospavarsinë e pushteteve dhe minon demokracinë

Pas sulmeve të Kryeministrit ndaj Prokurorisë Shkodër dhe konkretisht ndaj drejtuesit të Prokurorisë dhe Prokurores Elsa Gjeli ka pasur debate të shumta mbi mosreagimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ditën e sotme ka reaguar dhe vetë prokuroria Elsa Gjeli ku ka kërkuar reagimin e KLP lidhur me situatën e krijuar dhe presionet politike.

Në një reagim publik Avokati Arlind Hoxha e ka cilësuar mosreagimin e KLP si alarmant dhe mbi kapjen e pushteteve dhe mospavarsinë e KLP

 

Avokati Hoxha shprehet: 

Në një shtet demokratik funksional, pushteti ndahet në tre shtylla kryesore:

  1. Pushteti legjislativ  2. Pushteti ekzekutiv  3. Pushteti gjyqësor**

Kryeministri, si përfaqësues i pushtetit ekzekutiv, nuk ka rol në përcaktimin e karrierës apo ecurisë profesionale të prokurorëve, dhe çdo ndërhyrje e tillë cenon rëndë e ndarjen e pushteteve.

Prokurorët janë të lirë të ushtrojnë detyrën e tyre pa frikë, pa favor dhe pa ndërhyrje, duke theksuar mekanizmat e vetëinstitucionit për të garantuar integritetin dhe llogaridhënien.

Mosreagimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ndaj deklaratave të Kryeministrit, në të cilat ai përmend me emra prokurorë dhe aludon për “fatet” e tyre është akoma më shqetësues sesa deklaratat politike të Kryeministrit.

Kapja e të gjitha institucioneve dhe mospavarësia është minimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

 

Mosragimi i KLP si në rastin kur lidërët e opozitës sulmuan kreun e prokurisë së posaçme Altin Dumani tregon njëanshmërinë e KLPsë.

admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *