DËSHMIA TRONDITËSE NË GJYKATË! Ish-prokurori Ndoja zbulon: Para atentatit, Rama dhe Braçe më …

Salla e Gjykatës së Posaçme është shndërruar sot në arenë tensioni gjatë seancës gjyqësore ku ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, është përballur me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj tij, i cili ndodhi disa vite më parë.

Momente të nxehta kanë shoqëruar pyetjet e drejtpërdrejta të Dervishajt ndaj Ndojës. I akuzuari e ka pyetur Ndojën nëse ai kishte ndonjë informacion që sugjeronte se Dervishaj ishte porositësi i atentatit ndaj ti.

Ndërkohë, Arjan Ndoja iu përgjigj Dervishajt duke e shikuar drejt në sy, në një përpjekje për të zbuluar të vërtetën, dhe me një ton ironik shtoi fjalët “je trim i madh ti”.

Nga ana tjetër, Plarent Dervishaj i është drejtuar Ndojës duke i thënë se nëse ai do të kishte menduar se Ndoja kishte gisht në atentatin ndaj tij, i cili kishte ndodhur rreth katër muaj para atentatit ndaj ish-prokurorit, ai nuk do ta kishte falur deputetin e zgjedhur të PD-së.

Kujtojmë se më herët, Arjan Ndoja kishte deklaruar se para se të ndodhte atentati ndaj tij, ai kishte pasur shqetësime vetëm nga deklaratat publike të Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *