Sali Berisha jep lajmin e hidhur për demokratët, Ndërron jetë ish Ministri i PD (EMRI)

Tiranë – Ka ndërruar jetë ish zëvendëskryeministri dhe ministri për Industrinë, Energjetikën dhe Burimet Minerale në qeverinë e parë të Partisë Demokratike, Abdyl Xhaja. Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjarët, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.

“Abdyl Xhaja, intelektual ekonomist, u bashkua me lëvizjen demokratike në fillimet e saj dhe përfaqësoi qytetarët e Elbasanit në parlament. Si ministër dhe zëvendëskryeministër ai përmbushi me përkushtim, nder dhe dinjitet misionin e tij dhe dha një kontribut të çmuar në reformat për transformimin e ekonomisë shtetërore socialiste të falimentuar në ekonominë e tregut të lirë,” shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Berisha e përshkruan Abdyl Xhajën si një qytetar, prind dhe bashkëshort shembullor, duke shtuar se lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

I ndjeri Abdyl Xhaja do të kujtohet si një nga figurat kyçe të tranzicionit shqiptar drejt ekonomisë së tregut pas rënies së regjimit komunist.

Ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *