10 ditë pasi kryeministri Edi Rama “trokiti” sërish në Bashkinë e Tiranës ku 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të “rifreskuar” këtë institucion.
Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili u tërhoqën nga detyra, dhe në vend të tyre u emëruan katër nënkryetarë të tjerë, Blendi Sula, Ilir Mengra, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Këto pozicione drejtuese do të kenë edhe detyra specifike.
Ilir Mengra do të jetë nënkryetar për punët publike, Vjero Vjero për financat dhe zhvillimin ekonomik, Sula për territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural ndërsa Gentjan Këri për administratën e bashkisë.
Përveç, tre emrave të rij, ai i Blendi Sulajt ka marrë vëmendjen e medias, si pinjolli i Lulzim Bashës, para se të bashkohej me Partinë Socialiste.
Blendi Sulaj më herët ka qenë pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut teksa më vonë kryetar i FRPD-së së Bashës.
Në këto zgjedhjet e 11 Majit, Sulaj ka vendosur që të angazhohet me partinë Socialiste dhe sot ai u shpërblye me postin e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë.