Por çfarë po pret lidershipi i Partisë Demokratike? Ka një rregull në politikë, i cili thotë se: e kaluara e rrëzon të tashmen vetëm me luftë. Ja kjo është kontradikta e brendshme e Partisë Demokratike.
I. Por Saliu nuk e kupton dot këtë kontradiktë të brendshme, jo si shprehje filozofike; por sipas pyetjes që ai e ka si ide fikse, kur i thotë vetes: “nëse unë do pranoj të tashmen; çdo të bëhet me mua dhe me familjen time?!!!”.
Por si arsye të kësaj pyetjeje, nuk mund të nxjerrësh dot asgjë racionale. Është humbja e pësuar, të cilën nuk ia analizon dot Saliut arsyeja e tij, sepse ai në politikë është i sunduar nga një koshiencë irracionale pushtuese.
II. Por çfarë po pret lidershipi i Partisë Demokratike?
Gjithsesi, na duhet të theksojmë se arsyeje pritëse e lidershipit të Partisë Demokratike kuptohet se, të gjithë pritjen e vet, ajo e ka te dënimi penal që Berisha mund të marrë në SPAK.
Të shohim, sepse ndërkohë po kuptohet se e gjithë shpresa politike e lidershipit të ri të Partisë Demokratike, ndihet se ajo po qëndron te dënimi penal që pritet të marrë Saliu në procesin gjyqësor.
Dhe tani dihet se Berisha është i akuzuar për korrupsion. Ndërsa procesi gjyqësor po pritet të zhvillohet në këtë muaj, në gjykatën e shkallës parë në SPAK. OK.
III. Ja kjo është shpresa e pritjes së progresit të djathtë në Shqipëri; por Rama e ndien si me tmerr kotë pritje; sepse ai nuk i fiton dot më zgjedhjet po të ketë dalë një kryetar i ri dhe elokuent në Partinë Demokratike.
Por tani njihet në histori edhe aksipma që i është kushtuar humbësit në luftë apo në politikë, që nga Roma e Lashtë; e cila thotë: Sola spese victis nulam sperare sallutem – e vetmja shpresë e të mundurit është që ai të mos ketë asnjë shpresë.
Të shohim se çfarë do të sjellë edhe ardhmja e afërt e këtij muaji: Cila do të triumfojë, shpresa e të mundurit Berisha apo shpresa e fituesit Rama?