Berishës i del kundër krahu i tij i djathtë: Largohem nga PD pasi Berisha po….

Kalaja shkruan në mesazhin e siguruar nga Dosja.al se ka vendosu që të mos marrë pjesë në takimin e sotëm duke theksuar se farsa po vijon dhe tallja me demokratët po ashtu.

TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, njëherësh dhe ish-kandidate për deputete në qarkun e Tiranës ka paralajmëruar tërheqjen nga Partia Demokratike. Dosja.al ka siguruar një mesazh që Kalaja ka ndarë në grupin e njësisë nr.8 në platformën Whatsapp.

Ish-kandidatja për deputete në Tiranë ka shkruar në mesazhin e siguruar nga Dosja.al se ka vendosu që të mos marrë pjesë në takimin e sotëm të degës nr.8 duke theksuar se farsa po vijon dhe tallja me demokratët po ashtu. Kalaja ka shtuar se duhet të fillojnë të analizojnë nga vetja, duke marrë përsipër jo vetem përgjegjesitë, por edhe zgjidhjen.

Ajo thotë se demokratët do të shohin të njëjtin skenar edhe në 2029 sepse sipas saj, ky është piksynimi i Ramës për Shqipërinë 2030. Ish-kandidatja thotë se procesi i primareve në PD ishte një skandal ku nuk u mor asnjë masë. Ajo shton se nuk ka përse të ngrihet kundra Ramës, kur thotë se një i ngjashmi i tij si Shkelqim Hoxha, i vjedh votat brenda partisë.

Kalaja ka vijuar me akuzat ndaj deputetes së zgjedhur në listat e hapura, Jorida Tabaku duke e quajtur si “Sude Tabaku” e cila sipas saj mbushi kutitë me “votat e regjimit Rama.” Gjithashtu Kalaja thekson në fund të mesazhit se do të rikthehet të kontribojë në Partinë Demokratike kur kreu i saj Sali Berisha të riorganizojë nga e para partinë, jo bazuar në miqësira e qoka, por në kontributet dhe merita.

Mesazhi i Adriana Kalasë:

Pershendetje njerez te mire.

Duke Ju falenderuar per gjithe kontributin dhe perkushtimin Tuaj ne keto zgjedhje dhe jo vetem, une kam vendosur te mos mar pjese ne takimin e sotem. Pa mohuar se perulem para punes dhe mbeshtetjes te secilit prej Jush, nisur nga fakti se une politiken e shoh si moral dhe se i jam bashkuar Berishes qe me 19 maj 2021 pa asnje interes dhe pa asnje perfitim nga 8 vite te pushtetit te tij, gjykoj se farsa po vijon dhe tallja me demokratet po ashtu.

Arsyetoj se duke mos hequr dore nga denoncimi i masakres zgjedhore, nese nuk fillojme analizen nga vetja, duke mare jo vetem pergjegjesite por edhe zgjidhjen, pasi çfare ndodhi e dinim dhe e kemi pare edhe ne zgjedhje te tjera, ne do shohim te njejtin skenar edhe ne 2029 se prandaj piksynimi Rames, eshte Shqiperia 2030. Nderkohe, pa hyre ne skandalin qe ndodhi me primaret e ku nuk u mor asnje mase, argumentoj se nuk legjitimohem te ngrihem kundra banditit Rama, kur nje i ngjashmi i tij si Shkelqim Hoxha, me vjedh votat brenda partise.

Nuk mund te flas kunder Sara Miles e Sudeve te PS, kur Sude Tabakut ja mbushen kutite me vota regjimi i Edi Rames.
Normal me barbarine e Kodit te propozuar nga disa deshtake qe Berisha i beri deputete e askush nuk mban pergjegjesi, por mbi te gjitha me mosreagimin e Berishes dhe strukturave drejtuese per te parandaluar nje konflikt te brendshem qe na çoi drejt humbjes. Per te mos thene me bekimin e tyre (disave).

Ndaj, duke Ju kerkuar edhe njehere ndjese nga thellesia zemres dhe duke shprehur mirenjohjen time per secilin prej Jush, nuk mund te vijoj te behem pjese e nje teatri absurd. Minimalisht, te gjithe neve qe kontribuam per mandatet e atyre qe na zgerdhine ne hu e ne gaz, qe çfare nuk na akuzuan, duhet te na kerkohet falje. Do rikthehem te kontriboj njesoj ne PD, kur Berisha te riorganizoje nga e para PD, jo bazuar ne miqesira e qoka, por ne kontributet dhe meritat e gjithe secilit. Deri atehere, uroj me te mirat

per Ju dhe familjet Tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *