E BUJSHME: A ka pranuar Grida Duma ftesën e Edi Ramës për të marrë postin e ministres në Shtator?!

Burime të pakonfirmuara thonë se Rama po përgatit kabinet të ri me figura nga opozita

Lajme jozyrtare po qarkullojnë se gjysma e kabinetit të ardhshëm të ministrave të qeverisë Rama mund të përbëhet nga ish-demokratë që më parë kanë pasur poste në Partinë Demokratike, por që janë tërhequr nga politika aktive.

Një nga emrat më të përfolur është Grida Duma, ish-deputete e PD-së dhe aktualisht moderatore e emisionit Top Story në Top Channel. Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama i ka bërë një ofertë Dumës për të marrë drejtimin e një ministrie me peshë të rëndësishme.

Megjithatë, thuhet se Duma e ka refuzuar këtë propozim, duke mos pranuar rikthimin në politikë në këtë fazë.

  • Ky zhvillim, nëse konfirmohet, do të përbënte një risi të madhe në përbërjen e kabinetit qeveritar, duke përfshirë figura që më parë kanë qenë pjesë e kampit opozitar.
admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *