(EMRAT) Gazetari i njohur publikon ekspluzivisht emrat e ministrave të Qeverisë Rama 4

Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar

Analisti dhe gazetari Ilir Vata ka publikuar listën e kabinetit të ri qeveritar të Kryeministrit Edi Rama, i cili do të udhëheqë mandatin e katërt të Partisë Socialiste. Në ekipin e ri vërehen disa emra të rinj, por edhe figura të njohura të politikës shqiptare.

Lista e ministrave të kabinetit “Rama 4”

  • Zëvendëskryeministër – Behgjet Pacolli (për herë të parë një personalitet nga Kosova në këtë rol)
  • Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
  • Ministër i Brendshëm – Agron Malaj (për herë të parë një përfaqësues nga Mati në këtë post)
  • Ministër i Mbrojtjes – Taulant Balla
  • Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Niko Peleshi
  • Ministre e Mjedisit – Mirela Kumbaro
  • Ministre e Shëndetësisë – Albana Koçiu
  • Ministre e Arsimit – Elisa Spiropali

Ky kabinet shënon një risi me përfshirjen e Behgjet Pacollit nga Kosova në rolin e Zëvendëskryeministrit, duke theksuar edhe më tej lidhjet mes Tiranës dhe Prishtinës. Gjithashtu, prania e Agron Malajt si ministër i Brendshëm është një hap i ri për përfaqësimin e zonave që deri më tani nuk kishin pasur zë në nivelet më të larta të qeverisjes.

Kabineti “Rama 4” duket se synon të kombinojë eksperiencën me energjinë e re politike, ndërsa pritet të shihet si do të reflektohen këto ndryshime në drejtimin e vendit.

admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *